Brenda një dite ndodhën tre raste të dhunës në familje

Kosova

Brenda një dite ndodhën tre raste të dhunës në familje

Më: 28 prill 2019 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Në Kosovë, dje kanë ndodhur tre raste të dhunës në familje.

Kjo bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, ku raportohet së një grua në Prishtinë, vazhdimisht ka pasë dhune psikike nga bashkëshorti i saj.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar rregullisht është duke i shkaktuar dhune psikike, duke e dëbuar nga shtëpia”.

“Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedure të rregullt”.

Po ashtu edhe në Ferizaj raportohet se dje është arrestuar një burrë që ka kanosur bashkëshorten edhe disa anëtarë tjerë të familjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten dhe anëtarët e tjerë te familjes. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”.

Policia raporton se edhe në Rahovec është arrestuar një i dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”.

“Nuk raportohet për te lënduar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat