Ja kush e gjeti trupin e pajetë të personit të zhdukur në Rugovë

Kosova

Ja kush e gjeti trupin e pajetë të personit të zhdukur në Rugovë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 20:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me vendim të ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe sipas urdhrit të komandantit Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, një ekipi i Kërkim- Shpëtimit i FSK-së u angazhua në operacion kërkimi për një person të zhdukur në bjeshkët e Rugovës në Komunën e Pejës.

Ekipi profesional i FSK-së prej 12 pjesëtarëve, pas një operacioni të gjerë kërkimi, në një terren të vështirë ka arritur të gjejë trupin e pajetë të personit të shpallur në kërkim nga policia me inicialet M.N. nga Shtupeqi i Madh i Pejës.

Ekipi i FSK-së trupin e pajetë e ka dorëzuar te Policia e Kosovës dhe familjarëve të të ndjerit për procedura të mëtutjeshme.

Ndryshe, zyrtarë të Policisë në Pejë kanë konfirmuar se një person që ishte në kërkim qe dy ditë, është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allagës në Rugovë.

M.N. (49) ishte në kërkim që nga data 26 prill e këtij viti, kur dyshohet se kishte marrë lëndime të rënda trupore nga tre persona.

Sot gjatë ditës Prokuroria Themelore e Pejës kërkoi masën e paraburgimit ndaj A.N., Sh.L. dhe një të mituri lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat