Aksident i rëndë në Bajçinë të Podujevës

Kosova

Aksident i rëndë në Bajçinë të Podujevës

Më: 28 prill 2019 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe një tjerë ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sonte në Bajçinë të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku, ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, ku në aksident është përfshirë një veturë.

Si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë një person i gjinisë mashkullore, derisa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat