Vrasja me ‘sakicë’ në Rugovë: I dyshuari kryesor, vëllai

Kosova

Vrasja me ‘sakicë’ në Rugovë: I dyshuari kryesor, vëllai

Më: 29 prill 2019 Në ora: 00:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të premten që lamë pas Drejtoria Rajonale e Policisë në komunën e Pejës është njoftuar për një zënkë në mes të disa personave në vendin ‘Tllaqe’ apo njohur ndryshe si ‘Qafa e Broqit’.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka intervistuar personat e dyshuar dhe më pas me vendim të prokurorit të shteti të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, dy prej tyre të moshës madhore si dhe një i mitur.

Por viktima e këtij rasti, M.N është kërkuar që nga data e incidentit në fjalë dhe pas koordinimit me prokurorin e shtetit, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në kërkim të viktimës.

Kërkimi i viktimës ka zgjatur deri në orët e vona, por ai nuk është gjetur.

Gjetja e të njëjtit është bërë sot, nga Njësitet policore të DRP Pejë, Njësitet e Policisë Kufitare si dhe Ekipi i kërkim shpëtimit nga Ushtria (FSK).

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në orën 15:04 në fshatin Reka e Allagës-Pejë.

Ndërsa sipas burimeve të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari kryesor për këtë rast është pikërisht vëllai i viktimës, A.N i lindur në vitin 1968.

Ndryshe viktima në fjalë dyshohet se është sulmuar me mjete të forta, ndër to edhe sëpatë, kështu duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat