Aksident trafiku në Qyshk të Pejës

Kosova

Aksident trafiku në Qyshk të Pejës

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Qyshk të komunës së Pejës.

Portali ‘Njeshi’ nga vendi i ngjarjes raporton se  nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme material.

Në aksident janë përfshirë një veturë e markës gjermane ‘Golf’ dhe një kamion.

Policia e Pejës e ka bllokuar aksin ku ka ndodhur aksidenti duke organizuar trafikun në rrugë dytësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat