Testohet linja e autobusit Prishtinë -Aerport, ja për sa mund të mbërrini

Kosova

Testohet linja e autobusit Prishtinë -Aerport, ja për sa mund të mbërrini

Më: 1 maj 2019 Në ora: 15:27
Foto ilustruese

E premtuar tash e disa kohë, më në fund ka nisur qarkullimin linja e autobusit Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas. Sot është bërë testimi i kësaj linjeje,  ndërkaq kohëzgjatja nga stacioni i autobusëve në Prishtinë për në Aeroportin “Adem Jashari” ka qenë 43 minuta

Testimin e linjës së autobusit Prishtinë-Aeroport, e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sot filluam linjën Prishtinë – Aeroport – Prishtinë. Kohëzgjatja ishte 43 minuta nga stacioni ose rreth 35 minuta nga qendra”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndërkaq çmimi i biletës për një drejtim do të jetë 3 euro dhe nisja nga Prishtina për në Aeroport do të bëhet çdo një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat