Autobusi i stërngarkuar Gjilan-Prishtinë!

Kosova

Autobusi i stërngarkuar Gjilan-Prishtinë!

Më: 2 maj 2019 Në ora: 10:20
Autobusi i stërngarkuar Gjilan-Prishtinë!

Pavarësisht se ulëset e autobusit janë në numër të caktuar, kjo gjë nuk po u bën përshtypje pronarëve të linjave të autobusëve të magjistrales Gjilan-Prishtinë dhe anasjelltas.

Këta të njëjtit vazhdojnë të marrin udhëtarë shumë më shumë se sa normalisht parashihet me ulëset e autobusit.

E njëjtë ishte gjendja edhe mëngjesin e sotëm në linjën e orës 07:10 nga Gjilani për në Prishtinë.

Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihet se para se gjithash udhëtareve u mungonte komoditeti i nevojshëm.

Pa marrë parasysh se të njëjtit paguajnë çmimin e njëjtë të biletave, shumë prej tyre mbesin në këmbë duke e shtyrë njëri-tjetrin e duke rrezikuar që herë-herë të përplasen diku.

Si pasojë e personave të shumtë, e nxehtësisë në autobus një vajzë madje humbi edhe vetëdijen. Nuk dihet nëse dikush po kontrollon këta të fundit, por që gjendja në këto linja të autobusëve nuk është aspak e kënaqshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat