Një vit burg për lajmërim të rremë

Kosova

Një vit burg për lajmërim të rremë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 14:31
ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deçan shpall aktgjykim dënues për vepër penale lajmërim apo kallëzim i rremë

Të pandehurin N.H, gjykata e ka shpallë fajtor për shkak se me datë 1 gusht 2016, në Prokurorinë Themelore në Pejë, me dashje ka bërë lajmërim të rremë te personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur, në atë mënyrë që i pandehuri ka paraqitur si kryes të veprës penale nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 432 të KPK-së të dëmtuarin – gjyqtarin Rr.Th, ish gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, edhe pse i pandehuri e ka ditur se i dëmtuari nuk është kryes i veprës penale për të cilën e ka paraqitur.

Ndaj të pandehurit N.H gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej një  viti dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës në kohëzgjatje prej tre  vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat