Fillon revokimi i licencave të lojërave të fatit

Kosova

Fillon revokimi i licencave të lojërave të fatit

Më: 3 maj 2019 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Ky proces i paraprin datës 10 maj prej kur do të hyjë në fuqi ligji i ri

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit ende nuk ka hyrë në fuqi.

Ky dokument që u nxor nga Kuvendi, pas dy vrasjeve që ndodhën në hapësira të lojërave të fatit do të fuqizohet me 10 maj.

Por, pavarësisht kësaj tani nga Administrata Tatimore e Kosovës, kanë filluar revokimin e licencave të këtyre subjekteve.

“Për këtë qëllim ne kemi nisur paraprakisht t’i revokojmë licencat e të gjitha subjekteve që merren me veprimtarinë e lojërave të fatit”.

Në gjithë Kosovën janë rreth 46 subjekte të licencuara për lojëra të fatit të cilat kanë pika të shpërndara në gjithë vendin.

Prandaj revokimi i lejeve ka filluar ditë më parë.

“Të gjitha bizneset që kanë pasur licencë të mëhershme tash me këtë licencë I revokohet ajo e mëpasrshme ose lejen që e kanë pasë nga ATK për me ushtru këtë veprimtari”.

Numri i saktë i licencave të revokuara deri tash nuk dihet, mirëpo parashihet që deri më 10 maj ky proces të përfundojë tërësisht.

“Vetëm dje diku 300 janë vulos dhe janë nënshkru kanë kaluar në procedurat e revokimit”.

E bizneset e tilla nuk do të kenë më hapësirë në Kosovë.

Kështu të paktën tregojnë të dhënat nga Dogana e Kosovës, pasi që më nuk ka pasur import të pajisjeve për lojëra të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat