Lufta, provimi i madh i punonjësve shëndetësor

Kosova

Lufta, provimi i madh i punonjësve shëndetësor

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:11
Konferenca

(E plotësuar) - Me qëllim që të forcohet roli i infermierëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe që të nderohet e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, sot është mbajtur konferenca e parë vendore për të shpalosur rëndësinë e punës së infermierëve.

Pjesë e kësaj konference ishte ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili u shpreh se konferenca të tilla duhet të ketë sa në shumë, pasi sipas tij janë të rëndësishme për vet shërbimet shëndetësore.

Përmes kësaj, ai tha se do të angazhohet për rregullim të kushteve, në mënyrë që mjekët të kenë të ardhme në Kosovë, pasi pa infermierët nuk ka sistem të mirëfilltë shëndetësor.

Duke folur për moton e kësaj konference që tregon punën e infermierëve gjatë luftës, ministri Ismajli tha se përkushtimi i tyre për t’i mjekuar plagët e luftës ka qenë kontribut i pazëvendësueshëm.

 Ismajli: Në kushte të vështira ju nuk u larguat

“ Edhe pas luftës në kushte mjaft të vështira, në një sistem shëndetësor të degraduar dhe shkatërruar, ju nuk u larguat. Përkundrazi, iu rreket punës. Përkundrazi prapë në kushte të vështira për të ndërtuar shtetin e Kosovës, sistemin shëndetësor të Kosovës”, tha ministri Ismajli.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj tha se provimi më i madh i punonjësve shëndetësor ishte lufta e fundit e ndodhur në Kosovë.

Rrustemaj: Provimi i madh i punonjësve shëndetësor ishte lufta

“Infermierët jo vetëm në luftë, po dhe gjatë tërë viteve të Apartiedit bën më të mirën duke mos kursyer asgjë nga vetja për të qenë afër  pacientëve. Këtu për t’i tubuar nga institucionet shëndetësore. Me nga një çantë në dorë shumë nga ne kemi shkuar në shtëpi për shtëpi për të qenë afër atyre që kishin nevojë për shërbime. Provimi i madh i punonjësve shëndetësor ishte lufta. Aty ku shumë kolegë tonë dhanë jetën për shërbim të civilëve dhe ushtarëve të UÇK-së”, tha ai.

Me fjalë të mëdha për infermierët u shpreh dhe kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, i cili tha se duhet bërë bashkë për të arritur objektivat e të gjithëve që të ketë një sistem shëndetësor të qëndrueshëm dhe mirëfilltë.

Jakupi: Duhet një sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe i mirëfilltë

“Edukimi i vazhdueshëm profesional, këshilli etik dhe detyrat tjera që i kanë odat e profesionistëve shëndetësor, shërbejnë që të ngritët një sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe i mirëfilltë për t’i arritur objektivat tona”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari  i Komunës se Ferizajt, Agim Aliu tha se përmes kësaj konference përkujtojnë ata që gjatë kohës së luftës janë angazhuar për t’i shëruar plagët për çlirimtarët.

Aliu; Ishin mantel bardhët ata që luftuan egërsisht me vdekjen në trupin e çlirimtarëve

“Ishin mantel bardhët ata që luftuan egërsisht me vdekjen në trupin e çlirimtarëve. Me njollat e gjakut që u bën flamuri ynë i krenarisë, besimit dhe bashkimit, para të cilit me shumë dashuri ulim kokën të gjithë”, tha ai.

Konferenca është organizuar nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës, në kuadër të javës ndërkombëtare të infermierëve. Pjesë e kësaj konference kishte dhe deputet të Kuvendit të Kosovës, kurse në fund iu ndan mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuar në kohën e çlirimit të Kosovës.

Ismajli: Pa infermierë s’ka sistem të mirëfilltë shëndetësor

Në kuadër të javës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës, ka organizuar konferencën e parë vendore me qëllim që të forcohet roli i tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe që të nderohen infermierët që kanë kontribuar gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj tha se kjo konferencë është një hap shumë i rëndësishëm për infermierët, pasi sipas tij për herë të parë po organizohet një konferencë e tillë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli u shpreh se vet moto e kësaj konference tregon punën e infermierëve që kanë bërë gjatë luftës, duke thënë se pa infermierë nuk ka sistem të mirëfilltë shëndetësor.

Ai pati fjalë të mira për gjithë punën e infermierëve dhe iu premtoi angazhim më të madh për të përmirësuar kushtet e punës së tyre në mënyrë që mos të largohen kuadrot mjekësore në shtetet evropiane. 

Ndërsa, nikoqiri kryetari i Komunës se Ferizajt, Agim Aliu tha se përmes kësaj konference përkujtojnë ata që gjatë kohës së luftës janë angazhuar për t’i shëruar plagët për çlirimtarët.

Fjalë të mira për infermierët pati dhe nënkryetar i komunës së Shtimes, Rrahaman Jakupi, i cili tha se roli i tyre gjatë luftës dhe në paqe është shumë i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat