12 fshatra të Skënderajt qe 24 orë pa energji elektrike

Kosova

12 fshatra të Skënderajt qe 24 orë pa energji elektrike

Më: 5 maj 2019 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Rreth 12 fshatra të Komunë së Skënderajt kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 24 orë.

Kështu kanë deklaruar banorë të fshatit Runik të kësaj Komune.

Ata kanë thënë se gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 4 orët e mbrëmjes të së shtunës kanë pasur energji elektrike dhe që nga ora 23  e mbrëmjes janë në terr.

“12 fshatra të Komunë së Skenderajt që 24 orë pothuajse jemi pa rrymë. Përveç 4 orë në mbrëmje që ka pas, prej orës 23 jemi pa rrymë. Kështu është vetëm ky 24 orëshi i fundit që aktualisht jemi pa rrymë”, ka thënë një qytetar.

Ata kanë thënë se arsyetimi i KEDS-ut është  së po punojnë në rrjet.

“Por edhe ditëve paraprake një ditë po një ditë jo ndalet rryma nga ora 10 deri 16 me arsyetimin e “punimeve” ne rrjet. Ndërkohë në fund të muajt faturat vijnë tepër të fryra” ”, ka thënë ky qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat