KEDS tregon shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike në komunën e Skënderajt

Kosova

KEDS tregon shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike në komunën e Skënderajt

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth 12 fshatra të komunës së Skënderajt u raportua se kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërsa sot, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se problemet e energjisë elektrike në komunën e Skënderajt janë rregulluar.

“Gjatë ditës së djeshme ka pas paralajmërim për ndërprerje të rrymës pasi po punohet në një projekt të madh. Mirëpo gjatë mbrëmjes ka pas rrymë, kurse sot në mëngjes ka pas prishje por tani është rregulluar”, ka bërë të ditur Buzhala.

Banorët e fshatit Runik të kësaj komune thanë se gjatë 24 orëve të fundit vetëm 4 orët e mbrëmjes të së shtunës kanë pasur energji elektrike dhe që nga ora 23 e mbrëmjes janë në terr.

“Arsyetimi i KEDS-it është se po punojnë në rrjet. Por edhe ditëve paraprake, një ditë po një ditë jo ndalet rryma nga ora 10 deri 16 me arsyetimin e punimeve në rrjet. Ndërkohë në fund të muajt faturat vijnë tepër të fryra”, ka deklaruar një banor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat