Kosova shënon Javën e pestë për Siguri globale rrugore

Kosova

Kosova shënon Javën e pestë për Siguri globale rrugore

Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:40
Nga hapja e Javës së pestë për Siguri globale rrugore të Kombeve të Bashkuara,

Në hapjen e Javës së pestë për Siguri globale rrugore të Kombeve të Bashkuara, kolegji ‘Tempulli’ ka shpalosur aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të kësaj jave.

Muhamed Krasniqi nga Kolegji Tempulli tha se pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga viti 2007 organizon aktivitete në kuadër të kësaj jave që ka për qëllim të shpëtoj jetën e njerëzve.

Krasniqi: Kjo i kushtohet ngritjes së zërit për shpëtimin e jetës njerëzore

“I kushtohet ngritjes të zërit, sa i përket shpëtimit të jetës së njerëzve. Këtë javë përqendrimi i aktiviteteve është në ngritjen e zërit të të gjithë pjesëmarrësve në rrugë apo kategorive, të cilat janë të rrezikuara në rrugë. Dhe pastaj edhe kërkesës drejtuar institucioneve për marrjen e masave konkrete me qëllim që të rritet siguria e lëvizjes për të gjithë pjesëmarrësit. Ne njerëzit, përdoruesit e rrugës, të cilët jemi më me përvojë, do të duhej të ishim avokatë të mbrojtjes të sigurisë së sjelljes të rinjve në rrugë”, tha ai.

Nënkolonel Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, u zotua se do të përkrahin çdo aktivitet që ka të bëjë me sigurinë rrugore.

Rexhepi: Policia e Kosovës mbështet të gjitha aktivitetet

“Policia e Kosovës do të mbështesë që nga sot do të thotë paraprakisht, dihet edhe aktivitetet tjera që organizohen në shkolla, dhe në ditët në vijim, të cilat janë paraparë aktivitetet, qoftë në shesh dhe pjesë tjera ku kërkohet Policia e Kosovës, qoftë pjesëmarrja në debate dhe në të njëjtën kohë edhe në sigurinë e biçikletistëve në pjesën e ditës finale”, tha ai.

Fejzulla Mustafa nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, tha se janë fokusuar në shtypjen e disa fletushkave, që kanë për qëllim vetëdijesimit.

Mustafa: Jemi përqendruar në  shtypjen e disa fletushkave

“Në aktivitetet e fundit kemi një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet në përgjithësi, qoftë Policia, kolegji “Tempulli, dhe institucionet tjera. MI bashkërisht me Policinë e Kosovës dhe kolegjin “Tempulli”, duke u mbështetur në statistika, jemi përqendruar në fokusin e shtypit të disa fletushkave lidhur me aksidentet që kanë ndodhur në vitin paraprak. Fletushkat do të përqendrohen në fokusin e shpërqendrimit në rrugë, lodhjes, siguria rrugore, pastaj i vend-rrotullimeve, shpejtësia që është një nga faktorët kryesorë”, tha Mustafa.

Ndryshe, java e parë për siguri globale rrugore është mbajtur në vitin 2007. Ajo fillon sot dhe përfundon deri më 12 maj. Në kuadër të kësaj jave, më datën 8 maj do të organizohet një tryezë e rrumbullakët me këtë temë, dhe më 10 maj do të organizohen garat me biçikleta në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

***

Në hapjen e javës së pestë për siguri globale rrugore të kombeve të bashkuara, kolegji ‘Tempulli’, ka shpalosur aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të kësaj jave.

Muhamed Krasniqi nga Kolegji Tempulli tha se pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara që nga viti 2007 organizon aktivitete në kuadër të kësaj jave.

"Herën e parë është organizuar në vitin 2007,2013, 2015, 2017 deri tek hava e pestë, e cila mbahet deri me datën 12 maj, i kushtohet ngritjes së zërit sa i përket shpëtimit të njerëzve. Përqendrimi i aktiviteteve është ngitja e zërit, pastaj edhe kërkesës ndaj institucioneve që të ndërmarrin aktivitete për të parandaluar vdekjet. Sot përveç hapjes do të bëjmë lansimin e broshurave. Nesër do të bëhet lansimi i pyetësorit online. Më datën 8 maj, do të organizohet një tryezë e rrumbullaktë. Më 10 maj e kemi organizimin e garave me biçikleta e cila mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, tha ai.

Nënkolonel Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, tha se do të përkrahin çdo aktivitet që ka të bëjë me sigurinë rrugore.

"Policia e Kosovës do të mbështes të gjitha aktivitetet edhe gjatë ditëve në vijim. Policia e Kosovës edhe më herët ka pasur aktivitete me tempullin dhe agjencione të tjera, ne nuk do të ndalemi me këtë projekt", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat