Limaj: Luan Haradinaj ishte bërthama e UÇK-së

Kosova

Limaj: Luan Haradinaj ishte bërthama e UÇK-së

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:50
Fatmir Limaj para varrit të Luan Haradinajt

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, gjeneralmajor Luan Haradinaj në 22-vjetorin e rënies.

Me këtë rast, Limaj tha se Luan Haradinaj ka qenë bërthama e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj: Respekt për luftën e lavdishme të UÇK-së

"Kemi ardhur për të nderuar dhe për të respektuar luftën e lavdishme të UÇK-së, heronjve të kombit. Luan Haradinaj ka qenë bërthama e UÇK-së, gjenerali i parë që ka motivuar me qindra e mijëra ushtarë të UÇK-së. Fatmirësisht nga ata pak gjeneral sa ka pasur Kosova në fillimet e saj janë sot me dhjetëra gjeneralë, të cilët kanë ndjekur rrugën e Luan Haradinajt. Lavdi dëshmorëve të kombit", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat