Nis ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës

Kosova

Nis ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:19
Nis ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tek Pishat e Sllatinës në Fushë-Kosovë sot kanë bërë vendosjen e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës”, kostoja e të cilit kap shifrën mbi 2 milionë euro.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se ndërtimi i këtij muzeu i bënë qytetarët e Kosovës të mos ndihen inferior ndaj asnjë kulture dhe përmirëson jetën e qytetarëve të Kosovës.     

Veseli: Kjo vepër e përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve

"Po shkojmë drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët tanë, të jetës së tyre por edhe në kuptimin cilësor edhe kjo vepër po ashtu e përmirëson cilësinë e jetesës së bashkëqytetarëve tanë duke pasur parasysh se Muzeu i Natyrës do jetë një pasurim i atij koleksioni të cilin e ka natyra jonë, duke i bërë ato eksponate pikërisht në një vend të përbashkët siç është ky investim afër 2 milionësh....Kosova po ecë përpara, ne do të ecim të gjithë bashkërisht me përkrahjen e njëri tjetrit", u shpreh Veseli.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se sot po vënë gurthemelin e një muzeu natyror i cili i ka munguar Kosovës dhe vendeve të rajonit.

Gashi tregoi për koston e investimeve në këtë projekt i cili pritet të përfundoj brenda dy viteve, dhe i cili ka kapacitet për vendosjen e 400 koleksioneve.

Gashi: Ky investim kap shifrën 2 milionë euro

 "Besoj që do të jetë një investim më shumë se 2 milionë euro, një projekt shumë kapital i cili ka vlera jashtëzakonisht të mëdha edhe të koleksioneve që do të zhvendosen këtu e që janë rreth 400 koleksione që parashihen të vendosen, pra ka një kapacitet të tillë dhe besojmë që gjatë këtij viti dhe vitit tjetër do i kemi këto punime dhe investime ta përfundojmë brenda periudhës dy vjeçare", tha Gashi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat