SHKK fillon aksionin për dhënien e gjakut

Kosova

SHKK fillon aksionin për dhënien e gjakut

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:27
Pamje nga aksioni për dhënien e gjakut

Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, kadetët e SHKK-së, iu bashkëngjitën aksionit humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut.

Për këtë vit, ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut, që organizohet në mes të Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, në të cilin vullnetarisht do të dhurojnë gjak kadetët, oficerët dhe shërbyesit civilë të SHKK-së.

Aksioni do të zgjas deri më 22 maj 2019 në të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës është gjithmonë i gatshëm për dhurimin e gjakut edhe në të ardhmen, çdo herë kur pacientët kanë nevojë për gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat