Vendoset gurthemeli i Muzeut të parë të Historisë së Natyrës në Kosovë

Kosova

Vendoset gurthemeli i Muzeut të parë të Historisë së Natyrës në Kosovë

Nga: Z.B Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:16
Foto

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë vendosur gurthemelin e Muzeut të parë të Historisë së Natyrës në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës do të shërbejë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve të natyrës së Kosovës, ngase, sic thotë ai, ka për qëllim koleksionimin, ekspozimin dhe arkivimin e mbetjeve të çfarëdo organizmi në standardet më të larta të mundshme për të siguruar ruajtjen dhe të gjitha informatat rreth tyre.

“Muzeu po ashtu do të jetë qendër hulumtimi, studimi e trajnimi për muzeologji dhe fusha tjera relevante në raport me historinë e natyrës dhe qendër e kultivimit të trashëgimisë etno botanike. Në këtë muze prioritet i theksuar do t'i ipet koleksionit i cili është në posedim të Muzeut Kombëtar të Kosovës, 400 eksponate zoologjike (shpezë, gjitarë, amfibe, peshq dhe reptilë), 40 enë qelqi me shtazë në formalinë, 10 vezë të shpendëve, 250 flutura, dhe herbariumi me përafërsisht 180 eksponate”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryetarin Kadri Veseli, sot vendosëm gurthemelin e Muzeut të parë të Historisë së Natyrës në Kosovë

Ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës do të shërbejë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve të natyrës së Kosovës dhe ka për qëllim koleksionimin, ekspozimin dhe arkivimin e mbetjeve të çfarëdo organizmi në standardet më të larta të mundshme për të siguruar ruajtjen dhe të gjitha informatat rreth tyre. Ky institucion i ri do të ketë karakter vetëdijësues dhe edukativ për natyrën dhe do të jetë përgjegjës edhe për zhvillimin e hulumtimeve dhe për interpretimin e rezultateve, për përkrahjen proceseve të shkencës dhe konservimit biologjik.

Muzeu po ashtu do të jetë qendër hulumtimi, studimi e trajnimi për muzeologji dhe fusha tjera relevante në raport me historinë e natyrës dhe qendër e kultivimit të trashëgimisë etno botanike. Në këtë muze prioritet i theksuar do t'i ipet koleksionit i cili është në posedim të Muzeut Kombëtar të Kosovës, 400 eksponate zoologjike (shpezë, gjitarë, amfibe, peshq dhe reptilë), 40 enë qelqi me shtazë në formalinë, 10 vezë të shpendëve, 250 flutura, dhe herbariumi me përafërsisht 180 eksponate. Ky Muze, gjithashtu do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të turistëve të interesuar në këtë fushë, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit kulturor, dhe në zhvillimin ekonomik që janë pjesë kryesore e objektivave zhvillimore të vendit tonë. KG
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat