Edhe një risi për patentë shofer

Kosova

Edhe një risi për patentë shofer

Më: 8 maj 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Testi për patentë shofer tash edhe në gjuhën turke Testimi për patentë shofer do të mbahet edhe në gjuhën turke. Lidhur me këtë Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, priti në takim deputetët turq nga grupi parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentë shoferë në gjuhën turke.

Ministri Lekaj theksoi se tashmë është përmbushur kërkesa e tyre kushtetuese dhe ligjore që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre. Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të grupit parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, ministrin Lekaj e falënderoi deputetja Muferra Sinik, njëherit edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen testit për patentë shoferë në gjuhën turke, paraprakisht duhet të parashtrojnë kërkesë pranë Njësisë së Patentë Shoferëve ku ata do të testohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat