Haradinaj: Vepra e Ilirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit

Kosova

Haradinaj: Vepra e Ilirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit

Nga: A.SH Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:04
Ilir Kounshevci

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies heroike të Ilir Konushevcit ka thënë se, me krenari e kujtojmë dhe se, Iliri ishte i palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri, bashkë me shokët e tij.

Postimi i plotë:

“Sot me krenari kujtojmë, njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevcin. Iliri ishte i palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri, bashkë me shokët e tij të pandashëm, Zahirin, Luanin, Adrianin,Mujën e shumë dëshmorë të kombit. Vepra e Ilirit mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit.
DH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat