Muçolli: Në Podujevë u shpenzuan 100 mijë euro në vetura

Kosova

Muçolli: Në Podujevë u shpenzuan 100 mijë euro në vetura

Nga: A.SH Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:44
Fitim Muçolli

Asambleisti i VV-së në Podujevë, Fitim Muçolli, ka kritikuar kryetarin e Komunës duke thënë se Agim Veliu dhe stafi i tij kanë shpenzuar afër 100 mijë euro vetëm për karburant dhe servisim të veturave zyrtare.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se, këto para janë taksa të qytetarëve andaj do të duhej të shfrytëzoheshin në ndërtim të kabineteve shkollore, literaturë për nxënësit dhe rininë llapjane, ndërtim të objekteve shkollore dhe renovim të atyre aktuale.

Postimi i tij në Facebook:

Shkollat pa kabinete mësimore e zyrtarët komunal nuk u zbresin veturave, hargjojnë 100 mijë euro.

Derisa nxënësit llapjanë ende mësojnë në objekte me dekada të lënë pas dore dhe pa kushte elementare për zhvillimin e mësimit, zyrtarët llapjanë shpenzojnë mijëra euro në vetura.

Sipas raportit financiar të 2018-es, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe stafi i tij kanë shpenzuar afër 100 mijë euro vetëm për karburant dhe servisim të veturave zyrtare.

Mbi 50 mijë euro ose saktësisht 53,187,08 euro janë shpenzuar vetëm në derivate të naftës, e shifër e ngjashme është shpenzuar edhe në mirëmbajtje dhe servisim të veturave, 40 mijë euro ose saktësisht 35 mijë e 890 euro.

Këto para janë taksa të qytetarëve andaj do të duhej të shfrytëzoheshin në ndërtim të kabineteve shkollore, literaturë për nxënësit dhe rininë llapjane, ndërtim të objekteve shkollore dhe renovim të atyre aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat