Ministria e Mjedisit investon në Ranillug 100 mijë euro për parandalim të vërshimeve

Kosova

Ministria e Mjedisit investon në Ranillug 100 mijë euro për parandalim të vërshimeve

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:31
Ministria e Mjedisit investon në Ranillug 100 mijë euro për parandalim të vërshimeve

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe kryetari i komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë rrjedhave”.

Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në shumën e tërësishme në vlerë prej  100 mijë euro për vitin buxhetor 2019.

Ministri Matoshi tha se qëllimi i këtij projekti është parandalimi i vërshimeve në komunën e Ranillugut.

Ndërsa kryetari i komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje në projektin “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë rrjedhave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat