Nga 200 mijë, vetëm 800 armë u legalizuan në Kosovë

Kosova

Nga 200 mijë, vetëm 800 armë u legalizuan në Kosovë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Më shumë se 200 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të vendit.

Ndonëse Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur proces të legalizimit të tyre, pak qytetarë kanë shprehur interesim për një gjë të tillë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, duke e parë si shqetësuese këtë gjendje, ka treguar se vitin e kaluar, 20 raste të vrasjeve që kanë ndodhur kanë qenë me armë pa leje.

Përfaqësuesja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, tha se legalizimi i armëve bëhet për një Kosovë të sigurt.

Drejtori i Divizionit për Siguri Publike në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se sfidë për zyrtarët policorë në luftimin e trafikimit të armëve është mosanëtarësimi në Interpol dhe Europol.

Zyrtarë të policisë thonë se ata për çdo vit konfiskojnë rreth 1,300 armë pa leje, raporton KTV.

Ndërkaq, në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se në nivel vendi, vetëm në 24 orët e fundit janë konfiskuar 4 armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat