Fundjava me mot të ngrohtë dhe kthjellime

Kosova

Fundjava me mot të ngrohtë dhe kthjellime

Më: 11 maj 2019 Në ora: 07:13
Parashikimi i motit

Fundjava me mot të ngrohtë dhe kthjellime. Të dielen më vonë me shi. Java në vijim me mot më të ftohtë dhe me shi.

10.05.2019 - Ditën e shtunë fusha të presionit të lartë do të zhvendosen mbi rajon, që do të favorizojnë mot stabil dhe të ngrohtë, kryesisht me diell.
Ditën e diel, një vorbull ciklonike nga Atlantiku gradualisht do të depërtojë mbi rajon, ku orëve të mbrëmjes do të sjellë reshje shiu. Reshje shiu dhe mot i ftohtë do të mbajë më pas gjatë javës në vijim. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive, e orëve të pasditës do të shoqërohen edhe me bubullima.

11.05 - Ngrohtë, kryesisht me diell.
12.05 - Ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Vonë pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu.
13.05-14.05 - Ditën e hënë më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima. Ditën e martë, më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, e pasdite mundësi edhe për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.
15.05 - Ftohtë, kryesisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Në fundjavë temperaturat do të rriten rreth vlerave mesatare, e javën e ardhshme do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 9C, ndërsa ato maksimale në fundjavë do të rriten deri në 22C, e javën e ardhshme do të zbresin deri në 14C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 6-13m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale, mirëpo nga dita e hënë do të zbres nën këto vlera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat