Kosova, pa siguri kibernetike

Kosova

Kosova, pa siguri kibernetike

Më: 12 maj 2019 Në ora: 00:54

Kosova vazhdon të jetë e rrezikuar nga sulmet e mundshme kibernetike. Sipas ekspertëve, mungesa e një domeni rritë dukshëm rrezikshmërinë për sulme. Mirëpo, në Ministrinë e Administratës publike thonë se institucione informative të Qeverisë janë të mbrojutra, duke harruar që vitin e kaluar e-mailet zyrtare të shtetit ishin hakuar.

Kosova s’ka domen shtetëror për sigurimin e informacionit. Ekspertët: Mungesa e domenit rrit rrezikshmërinë për sulme

Sulmet kompjuterike është një ndër krimet e organizuara që ka kapluar botën. E pa prekur nuk ka mbetur as Kosova.

Kohën e fundit kanë ndodhur shumë vjedhje të bankomatëve me ç’rast kanë pësuar shumë institucione bankare.

E gjitha këto veprime janë bërë përmes kartelave të klonuara. Për t’i parandaluar këto krime, Kosova sipas ekspertëve të kriminologjisë, duhet të rrisë nivelin e sigurisë.

Ndërsa më mirë nuk qëndrojnë as institucionet. Kjo për shkak se Kosova nuk ka një domen shtetëror të internetit që do i mbronte sistemet e informacionit, siç e ka Shqipëria. Shteti shqipëtar ka domenin pikë al.

Kjo e rrit rrezikshmërinë e një sulmi kibernetik.

Megjithatë njohësit e kibernetikës tregojnë se cili institucion është më i mbrojtur në këtë aspekt.

Në anën tjetër siguria kibernetike është më shumë e pranishme tek sektori privat se sa ai publik.

Por nuk mungon përgatitja e brezave që interesohen në këtë fushë, madje persona të caktur edhe shpërblehen nga kompanitë më të mëdha softëerike në botë. 

Ndërkohë në Ministrinë e Administratës Publikë thonë se Kosova ka një siguri të mjaftueshme për këto sulme.

Të gjitha ëeb faqet e institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat janë të hostuara në Qendrën e të Dhënave Shtetërore, e cila menaxhohet dhe administrohet nga  Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), janë të siguruara  nga sulmet eventuale kibernetike,  sipas standardeve më të larta të sigurisë kibernetike.

Kujtojmë se vitin e kaluar Institucionet e Kosovës u goditën nga një sulm i fuqishëm kibernetik që vinte nga Serbia.

Sistemi i postës elektronike ishte hakuar në tërësi, pra ishin sulmuar email-at zyrtare të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat