Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 07:23
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales por nuk do të mbetet stabile dhe si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat