Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 07:34
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme mbahen aktivitete për shënimin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë nga Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB. (Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe në platonë tek PTK)

Mbahet Kuvendi Zgjedhor i degës së PDK-së në Prishtinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30)

Instituti GAP mban konferencë për media ku prezanton analizën “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”. (Zyrat e Institutit “GAP”, ora 10:30)

Mbahet gara e auto sllallomit në Prevallë. (Ora 12:00)

“Demokracia në Veprim” mban konferencë për medie lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. (Zyra e KDI-së, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat