Tahiri: Nën lidershipin e Uran Ismailit, Prishtinën e pret një transformim i madh

Kosova

Tahiri: Nën lidershipin e Uran Ismailit, Prishtinën e pret një transformim i madh

Nga: Z.B Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:37
Pamje nga Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja dhe Prishtina janë më ngushtë se kurrë të lidhura me njëra-tjetrën, ngase, siç thotë ai, është i bindur plotësisht se nën lidershipin e Uran Ismailit, Prishtinën e pret një transformim i madh, përcjell “Bota sot”.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, “Nga sot, Prishtina mund të frymojë me shpresën e qeverisjes së dinjitetshme që do ja sjellë Uran Ismaili dhe Partia Demokratike e Kosovës”.

Ndryshe, sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së, në Prishtinë, ku kryetar i kësaj dege u zgjodh Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Postimi i plotë:

Ashtu siç e nisëm bashkërisht, të unifikuar rreth Dekadës së Re, sot e përmbyllëm kuvendin zgjedhor të Degës së PDK-së në Prishtinë. Sot, PDK-ja dhe Prishtina janë më ngushtë se kurrë të lidhura me njëra-tjetrën. I përgëzoj dhe uroj të gjithë pjesëmarrësit e kuvendit, e veçanërisht dua të uroj Kryetarin e ri të PDK-së në Prishtinë, mikun tim dhe njeriun e përkushtuar Uran Ismailin, i bindur plotësisht se nën lidershipin e tij, Prishtinën e pret një transformim i madh. Nga sot, Prishtina mund të frymojë me shpresën e qeverisjes së dinjitetshme që do ja sjellë Uran Ismaili dhe Partia Demokratike e Kosovës. #Dekadaere Uran Ismaili #Prishtinë #PDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat