Kryetari i Obiliqit kërkon nga Qeveria të marrë masa ndaj KEK-ut për mosrespektimin e ligjit

Kosova

Kryetari i Obiliqit kërkon nga Qeveria të marrë masa ndaj KEK-ut për mosrespektimin e ligjit

Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:53
Xhafer GashI

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka kërkuar nga Qeveria që të marrë masa ndaj menaxhmentit të KEK-ut për mos respektimin e ligjit të Obiliqit në të cilin theksohet se banorët e kësaj komune do të kenë përparësi në punësim në këtë korporatë.

Këtë kërkesë Gashi e bëri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Obiliqit për punësimet e fundit në KEK ku nuk janë marrë parasysh banorët e kësaj komune.

Armend Rushiti, asamblist nga Lëvizja për Bashkim kërkoi nga komuna që të padisë KEK-un për mos zbatim të ligjit.

Edhe partitë tjera kërkuan që komuna tu dalë në përkrahje banorëve në këtë kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat