Valdete Bajrami zgjedhet nga Bashkimi Evropian në mesin e 12 grave më me ndikim në politikën vendore

Kosova

Valdete Bajrami zgjedhet nga Bashkimi Evropian në mesin e 12 grave më me ndikim në politikën vendore

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:45
Valdete Bajrami

Shefja e kabinetit të zv.kryeministrit Fatmir Limaj, Valdete Bajrami, është shpallur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, si njëra ndër 12 gratë më me ndikim në politikën vendore.

“12 gra janë inspiruar të udhëheqin, të kenë influencë dhe impakt në skenën e Kosoves në politike”, thuhet në raportin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ish-deputetja e Kuvendit, Valdete Bajrami, nga Bashkimi Evropian, është cilësuar si një grua që ka ka frymëzim për të qenë udhëheqëse.
“Valdete Bajrami: Individualisht ne mund të bëjmë gjëra të vogla, por së bashku mund të bëjmë shumë. Na lejoni ta bëjmë këtë. Gratë për gratë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat