Ismaili: Menaxhim spitalor sipas praktikave ndërkombëtare - Bota Sot
Ismaili: Menaxhim spitalor sipas praktikave ndërkombëtare

Kosova

Ismaili: Menaxhim spitalor sipas praktikave ndërkombëtare

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:33
Uran Ismaili

Ministria e Shëndetësisë, përmes projektit të shëndetësisë vendore në kuadër të huamarrjes nga Banka Botërore, ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane ICME për menaxhim spitalor.

Në bazë të kësaj marrëveshje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se QKUK dhe spitalet e përgjithshme kanë pasur mungesë të theksuar të menaxhimit të mirëfilltë spitalor ku si pasojë këtë situatë e kanë vuajtur pacientët, por edhe vet profesionistët shëndetësor.

“Rrjedhimisht spitalet kanë ofruar më pak shërbime për qytetarët, ka pasur më pak llogaridhënie, si dhe më pak efikasitet”, tha ai.

Ministri Ismaili shtoi se për shkak të mungesës së harmonizimit me praktika ndërkombëtare menaxhimi i këtyre komponentëve kryesore për funksionimin efikas të spitaleve nuk ka funksionuar.

“Kontrata e nënshkruar sot me kompaninë gjermane do të jetë kyçe për të na ndihmuar të identifikojmë problemet dhe të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të bazuara në praktika ndërkombëtare”, tha ministri Ismaili.

Drejtori i kompanisë gjermane ICME, Holger Micheel-Sprenger u shpreh i lumtur që kompanisë gjermane me renome i është besuar një marrëveshje përmes së cilës priten rezultate konkrete në menaxhimin spitalor në Kosovë.

ICME, që është kontraktuar përmes Bankës Botërore, do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Kontrata e nënshkruar sot, është në kuadër të Projektit të Shëndetësisë Kosovare me Bankën Botërore dhe do të zgjasë 6 muaj me mundësi vazhdimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...