Deçani dhe MPH nënshkruajnë marrëveshje për financimin e katër projekteve

Kosova

Deçani dhe MPH nënshkruajnë marrëveshje për financimin e katër projekteve

Nga: A.SH Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:07
Bashkim Ramosaj dhe Fatmir Matoshi

Komuna e Deçani dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nënshkruar një momerandum bashkëpunimi për financimin e katër projekteve në Deçan.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook duke shkruar se, projektet që do të financohen janë: Kanalizimi i ujërave të zeza në zonën urbane në Deçan, me vlerë 50,000.00€, rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan, me vlerë 400,000.00, ndërtimi i shtratit të lumit Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj, me vlerë prej 50,000.00 € dhe kanalizimi i ujërave të zeza në Rastovicë, me vlerë prej 31,500.00 €

Postimi i plotë:

Sot nënshkrova Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për financimin e këtyre projekteve:
1. Kanalizimi i ujërave të zeza në zonën urbane në Deçan, me vlerë 50,000.00€
2. Rregullimi i shtratit të Lumbardhit në Deçan, me vlerë 400,000.00 €
3. Ndërtimi i shtratit të lumit Irzniq në lagjet Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj, me vlerë prej 50,000.00 €
4. Kanalizimi i ujërave të zeza në Rastovicë, me vlerë prej 31,500.00 €

Njëkohësisht u dakorduam me Ministrin z. Matoshi, që në ditë në vazhdim të bëjmë rregullimin e shtratit të lumit që përshkon fshatrat Lloqan, Carrabreg i Epërm, Prejlep, Rastovicë, Baballoq dhe deri në Jasiq të Ri, ku MPPH do të participoj me 100,000. 00€ ndërsa komuna me 100,000.€ tjera për të përmbyllur këtë projekt.

#IKaArdhëKohaDeçanit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat