Lumi “Lepenc” me pamje të re, nga sot edhe me troftë

Kosova

Lumi “Lepenc” me pamje të re, nga sot edhe me troftë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:23
Lumi “Lepenc”

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, sot dorëzoi lumin “Lepenc” te ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Me këtë rast, lumi u pasurua edhe më peshq të llojit troftë.

Ministri Lekaj tha se akti i sotëm është shembull i mirë për qytetarët se si  duhet ta trajtojmë ambientin duke e mbajtur të pastër atë.

Ai shtoi se krahas projekteve gjigante infrastrukturore, MIT është e përkushtuar që të mos e degradojë natyrën, por të ndihmojë në rehabilitimin e saj sa herë që ka nevojë.

Ndërsa nga ministri Matoshi, kërkoi që të vazhdojë punën në ruajtje të këtij lumi, por edhe të tjerëve.

Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone.

Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezente para fillimit të punimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat