Donjet Bislimi: Drejtësia është rrugë e paqes

Kosova

Donjet Bislimi: Drejtësia është rrugë e paqes

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:36
Foto

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka përkujtuar kolosin kombëtar Ukshin Hotin, me rastin e 20 vjetorit të zhdukjes, duke cekur se do të kërkohet drejtësia e vonuar, përcjell “Bota sot”.

Beslimi përmes një postimi në Facebook po ka theksuar se "e duam paqen por e duam edhe drejtësinë, sado e vonuar. Drejtësia është rrugë e paqes".

Postimi i plotë:

"Në 20 vjetorin e zhdukjes së kolosit tonë kombëtar Ukshin Hotit, zemrat i kemi në vaj. Ende dalin të panjohurat e tmerrit që përjetoi populli ynë. Humanistja Flora prezantoi një foto të tillë të tmerrit. Më në fund përmes Tribunalit për Krime Lufte do e kërkojmë drejtësinë e vonuar, ndërsa rinia dhe bota do të njihet përmes Muzeut të Gjenocidit, me aktet vrastare të makinerisë serbe. E duam paqen por e duam edhe drejtësinë, sado e vonuar. Drejtësia është rrugë e paqes!"
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat