Mushkolaj: Nëse foto e prezantuar nga deputetja Brovina del e manipuluar, dëmtohet rëndë kauza e Kosovës

Kosova

Mushkolaj: Nëse foto e prezantuar nga deputetja Brovina del e manipuluar, dëmtohet rëndë kauza e Kosovës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:58
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nëse fotografia e prezantuar nga zonja Brovina në Kuvendin e Kosovës është e rreme, do të dëmtohet rëndë kauza e Kosovës.

Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se fotografia u pranua si e vërtet dhe madje u fol se është bërë në rrethinën e Rahovecit, e më pas u pandeh se u zbulua edhe njëri nga kriminelët në foto.

“Përnjëmend nëse del që fotografia e prezantuar nga zonja Brovina është e manipuluar, kjo është diçka shumë e keqe edhe për shoqërinë tonë por edhe për kauzën e shoqërisë kosovare për zbardhjen e krimeve serbe në Kosovë”, tha ai.

Analisti ka thënë se ky rast do të jetë shkas që të humbet besimi pasi gjithçka që është thënë për krimet në Kosovë do të pretendohet se janë të fabrikuara sikurse kjo foto.

“Unë nuk e gjykojë zonjën Brovina pasi që ajo tërë jetën e saj i ka kushtuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut, qoftë kur kanë ndodhur helmimet qoftë më pas. Nuk po dua të besoj zonja Brovina mund të jetë manipuluar nga dikush, qoftë nga partia apo dikush tjetër nga shoqëria civile”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se Prokuroria nuk e ka të vështirë të vërtetoj autenticitetin e kësaj fotografie që e ka publikuar zonja Brovina, por është e rëndë që ajo është publikuar pikërisht në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat