20 vite pas masakrës së Suharekës, i mbijetuari rrëfen historinë ku mbetën të vrarë mbi 50 njerëz - Bota Sot
20 vite pas masakrës së Suharekës, i mbijetuari rrëfen historinë ku mbetën të vrarë mbi 50 njerëz

Kosova

20 vite pas masakrës së Suharekës, i mbijetuari rrëfen historinë ku mbetën të vrarë mbi 50 njerëz

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:36
Foto

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i ka kushtuar një vemendje të veçantë edhe këtë sezon luftës së Kosovës, për të mos harruar njerëzit që dhanë jetën për lirinë. Pas 20 vitesh, në program u rikujtua masakra e Suharekës, në të cilën janë vrarë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha. Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga kjo ngjarje makabër, dhimbja dhe plagët vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, si për familjarët, ashtu dhe për vetë qytetin.

Kjo ishte historia e Gramozit, një prej të mbijetuarve të familjes Berisha, i cili ishte ftuar në studio nga kushërira e tij, Etika. Gramozi i përlotur rrëfeu ngjarjen e rëndë dhe kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar për të shpëtuar nga forcat policore serbe. E gjithë ngjarja kishte ndodhur kur ai kishte qenë 8 vjeç.

Lufta në Kosovë sapo kishte filluar dhe në shtëpinë e Gramozit kishin qëndruar disa misionarë amerikanë të dërguar nga OSBE. Pak ditë pasi misionarët ishin larguar, forcat serbe kishin mësyrë në shtëpinë e tij dhe kishin ekzekutuar të gjithë burrat e familjes. Anëtarët e tjerë i kishin dërguar në një piceri të Suharekës, ku kishin filluar t’i qëllonin pa ndalim.

Etika kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Gramozit që të ishte gjithmonë i buzëqeshur dhe të mos ndryshonte kurrë. Surpriza e veçantë që kishte rezervuar programi, në bashkëpunim me fondacionin “Golden Eagle”, ishte transformimi i vendit ku humbën jetën familjarët e tij në një muze përkujtimor.

I ftuar surprizë për Gramozin ishte një ndër reperët më të mirë të muzikës shqiptare, MC Kresha, i cili iu drejtua me këto fjalë: Më vjen mirë që të njoh dhe jam krenar që ti dëgjon muzikën time. Për mua ti je hero e jam edhe më shumë krenar që jam bashkatdhetar i yti!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...