Hoxhiq: Sa më shumë votues, vullneti zgjedhor do të jetë më real

Kosova

Hoxhiq: Sa më shumë votues, vullneti zgjedhor do të jetë më real

Më: 19 maj 2019 Në ora: 11:10

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ardiana Hoxhiq ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, ku tha se shpreson që do të dalin për të votuar shumë qytetarë, pasi kjo është me rëndësi.

Hoxhiq: Sa më shumë votues, vullneti zgjedhor i qytetarëve do të jetë më real

“Shpresoj që do të kemi shumë qytetarë që do të dalin në këto votime, është më rëndësi sepse sa më shumë që të kemi qytetarë, atëherë edhe vullneti zgjedhor i qytetarëve do të jetë më real“, ka thënë ajo.

Ndryshe, në Mitrovicën e Veriut, të drejtë vote kanë mbi 22 mijë qytetarë, ku numri i vendvotime është 27.

Kandidatë për këtë komunë janë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat