Prokuroria: Nuk është shënuar asnjë incident në procesin e votimit në katër komuna

Kosova

Prokuroria: Nuk është shënuar asnjë incident në procesin e votimit në katër komuna

Më: 19 maj 2019 Në ora: 22:38
Laura Pula

Prokuroria e shtetit ka njoftuar se në zgjedhjet e ditës së sotme në katër komunat, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut nuk është shënuar asnjë incident që do të mund të ndikonte në procesin zgjedhor.

Përmes një njoftimi për media, zyra e Prokurorisë së Shtetit ka bërë të ditur se edhe procesi i numërimit të votave në këto zgjedhje ka përfunduar pa asnjë problem.

“Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit. Gjithashtu, ju njoftojmë se kemi përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat