19 nëpunës civil janë larguar nga puna për shkelje të rënda

Kosova

19 nëpunës civil janë larguar nga puna për shkelje të rënda

Më: 20 maj 2019 Në ora: 13:49
Qeveria e Kosovës

Ministria e Administratës Publike ka publikuar një raport të veçantë lidhur me masat disiplinore të ndërmarra kundër nëpunësve civilë për shkeljen e anti-korrupsionit dhe etikës.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar,e shpjegoi se në përgjithësi, gjatë vitit 2018, duke përfshirë nivelin lokal dhe qendror së bashku, gjithsej ka pasur 82 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion.

Nga 82 raste, 64 raste kishin shkelje të rënda, ndërsa 18 raste ishin shkelje të lehta. Gjatë vitit 2018, është marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj 19 nëpunësve civilë si rezultat i shkeljeve që ata kishin kryer. Gjatë vitit 2018 nga të gjitha 82 rastet, gjithsej ishin 7 femra të përfshira, në krahasim me 75 meshkuj.

Në lidhje me nivelin qendror, gjatë vitit 2018, pati 43 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion. 33 raste kanë përfshirë shkelje të rënda, ndërsa 10 raste shkelje të lehta. Vendim për ndërprerjen e punësimit si rezultat i shkeljeve të kryera, është marrë kundër 14 nëpunësve civilë.

Sa i përket nivelit komunal, gjatë vitit 2018, ka pasur 39 raste të masave disiplinore ndaj nëpunësve civilë për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion. 31 raste kanë përfshirë shkelje të rënda, ndërsa 8 raste kanë pasur shkelje të lehta. Vendim për ndërprerjen e punësimit si rezultat i shkeljeve të kryera, është marrë kundër 5 nëpunësve civilë.

Raporti mund të shkarkohet në link. https://map.rks-gov.net/desk/inc/media/7144FD0F-D52E-47E2-A5C6-6C2CDD8D728C.pdf

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat