U harxhuan 111 mijë euro për fushatën rreth qenve endacakë, puna s’u pa askund

Kosova

U harxhuan 111 mijë euro për fushatën rreth qenve endacakë, puna s’u pa askund

Më: 20 maj 2019 Në ora: 23:33
Ilustrim

Për të vetëdijesuar kosovarët si të sillen me qentë endacakë u dhanë 111 mijë euro.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në janar të 2018-ës ndau këtë shumë të parave për kompaninë “Mala Farm”.

Me kontratë parashihej që këta të fundit të kryenin 50 ditë punë për këtë qëllim. Mirëpo sipas një organizate që merret me te drejtat e kafshëve, puna nuk u pa askund.

E një ditë pune e kësaj kompanie i kushton goxha shumë taksapaguesve.

Televizioni ishte në kompaninë “Mala Farm”, por asnjë zyrtar i kësaj ndërmarrjeje nuk pranoi të flas për aktivitetet që kanë kryer me paratë e projektit që morën nga AUV. Ata nuk kthyen përgjigje as me post elektronike e as me telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat