Diskutohet për statusin e personave të plagosur para luftës

Kosova

Diskutohet për statusin e personave të plagosur para luftës

Më: 21 maj 2019 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do të mbilidhet për të diskutuar mbi dy çështje të rëndësishme.

Fillimisht do të diskutohet lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës.

Për këtë çështje janë ftuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica, Avokat i

Popullit, Hilmi Jashari dhe përfaqësues të shoqatës.

Po ashtu, diskutim në komision do të ketë lidhur me çështjen e peticionit të Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat