Policia këshillon këmbësorët për sigurinë në trafik

Kosova

Policia këshillon këmbësorët për sigurinë në trafik

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:30
Policia këshillon këmbësorët për sigurinë në trafik

Për 3 muajt e parë e të këtij, janar-mars, 13 këmbësorë kanë humbur jetën në aksidente trafiku, ose ndryshe 8 më shumë seç kanë qenë për të njëjtën periudhë për vitin e kaluar.

Për këtë arsye, Policia e Kosovës sot lansoi fushatën vetëdijësuese “Të gjithë jemi këmbësorë” ku u bë shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.

Policia apeloi që këmbësorët të respektojnë vendkalimet e dedikuara për ta dhe vendet e tjera të lejuara.

Sipas tyre, edhe drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin konform rregullave të trafikut duke mos penguar pjesëmarrësit tjerë.

Disa këshilla këmbësorët në mënyrë që jeta e tyre të mos vihet në rrezik:

Mos mbani kufje gjatë kalimit të rrugës

Kurrë mos e kaloni rrugën duke vrapuar

Sigurohu që shoferi të ka vërejtur pa filluar kalimin e rrugës

Qëndro i vëmendshëm gjatë kalimit të rrugës

Gjatë natës përdor veshje me sinjal reflektues

Shiko në të gjitha anët derisa kalon rrugën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat