Meterologët parashikojnë motin: Nga sot rikthehet shiu, sa do të zgjasë?

Kosova

Meterologët parashikojnë motin: Nga sot rikthehet shiu, sa do të zgjasë?

Më: 23 maj 2019 Në ora: 00:54
Ilustrim

Meterologët parashikojnë se deri në fundjavë do mbajë mot i ndryshueshëm deri në fundjavë.

Mirëpo, në fillim të javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Mesdhe, ku mbi vendin tonë sjellë sërish mundësi për reshje shiu.

Temperaturat do të luhaten kryesisht përreth vlerave mesatare. Minimalet nga 8C deri në 13C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 23C.

Parashikim i detajuar i motit nga nesër deri më 27 maj:

23.05 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën priten reshje lokale shiu me bubullima.
24.05 – Më freskët, kryesisht me vransira. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.
25.05-26.05 – Në fundjavë më ngrohtë. Të shtunën, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel, vransirat do të shtohen.
27.05 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me shi. Pasdite priten edhe shtrëngata me shi.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat