Programi i USAID-it për adoleshentët shtrihet edhe në 7 komuna të tjera - Bota Sot
Programi i USAID-it për adoleshentët shtrihet edhe në 7 komuna të tjera

Kosova

Programi i USAID-it për adoleshentët shtrihet edhe në 7 komuna të tjera

Më: 23 maj 2019 Në ora: 07:36
Ilustrim

Programi i USAID “Mbështetja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt” do të shtrihet edhe në 7 komuna të tjera të Kosovës.

“Mbështetja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt” është program pesëvjeçar i udhëhequr nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) i cili ka për qëllim zhvillimin e shkathtësive të punës dhe ndërmarrësisë në mesin e të rinjve të Kosovës.

Ky program tashmë do të shtrihet edhe në komunat e Rahovecit, Prizrenit, Pejës, Istogut, Obiliqit, Lipjanit dhe Suharekës.

E ngarkuara me punë, Coleen Hyland, do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave.

USAID-i dhe komunat kanë interes të përbashkët që të sigurojnë mjedis lehtësues dhe aktivitete të cilat avancojnë shkathtësitë që i bëjnë të rinjtë të aftë për punë dhe në këtë mënyrë të vendosin themelet për një prosperitet të ardhshëm të Kosovës.

Ky aktiviteti aktualisht vepron në komunat e Prishtinës, Gjakovës, Hanit të Elezit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës, Gjilanit, Vitisë, Ferizajt dhe Kamenicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...