Punimet në rrugë, ja segmentet ku pritet të ketë pengesa në qarkullim - Bota Sot
Punimet në rrugë, ja segmentet ku pritet të ketë pengesa në qarkullim

Kosova

Punimet në rrugë, ja segmentet ku pritet të ketë pengesa në qarkullim

Më: 23 maj 2019 Në ora: 08:55
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njoftoi se në kuadër të përmbushjes së misionit të saj për të sjellë infrastrukturë rrugore cilësore, është duke shfrytëzuar maksimalisht sezonin ndërtimor.

Si rrjedhojë, thuhet se po punohet në të gjitha qytetet e Kosovës.

MIT njofton se për pasojë në disa vende, qytetarët mund të hasin në pengesa gjatë qarkullimit, prandaj kërkon mirëkuptim për çdo vështirësi në komunikacion dhe vonesa të shkaktuara.

Disa nga projektet, në të cilat punimet mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve janë

Asfaltimi i rrugës R107 Gjakovë – Deçan

Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Dollc – Gjakovë

Rehabilitimi i rrugës Prizren – Xërxë

Rehabilitimi i rrugës Rahovec – Suharekë

Zgjerimi i rrugës nacionale N 25.3 Gjilan (segmenti Livoç – Gjilan)

Asfaltimi i rrugës në fshatin Cërnicë – Gjilan

Zgjerimi i rrugës në fshatin Përlepnicë

Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran – Skënderaj

“Jemi të përkushtuar që punimet të kryhen sipas planit dinamik të paraparë, me qëllim të lëshimit në qarkullim sa më të shpejtë të investimeve të MIT”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...