Nesër nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesore në Deçan

Kosova

Nesër nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesore në Deçan

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:39
Plani per rrugë

Komuna e Deçanit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nesër (e premte) , do të nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesore të qytetit të Deçanit rrugës së Qendrës ,konkretisht rrugës ,,Luan Haradinaj ’’ dhe ,,Dëshmoret e Kombit’’.

“Në inaugurimin e fillimit të punimeve i pranishëm do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj , i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , Ministri i Infrastrukturës z.Pal Lekaj .

Fillimi i punimeve behët në ora 10:00 në dalje të qytetit të Deçanit konkretisht tek pompa e benzinës ,,Agonisi Gas’’”, thuhet në njoftim.

Vlera e projektit të nënshkruar është 5.884.040,40 €, bashkëfinancim mes Komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat