92 aktakuza të ngritura për 24 orë

Kosova

92 aktakuza të ngritura për 24 orë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:39
Foto arkivë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se nga prokuroritë themelore për 24 orët e fundit janë ngritur 92 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

 

Me urdhër të prokurorit të shtetit personat janë ndaluar 5 persona për veprat të ndryshme penale. Një person është ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentative”, një person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, një për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një për veprën penale “ Dhunë në Familje”, si dhe, një person për veprën penale “grabitje”, transmeton lajmi.net.

Prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.B., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, një ndaj të pandehurit, L.R., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe, një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, D.G, për shkak të veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “ lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 nënparagrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje,  është kryer bastisje lidhur me ndalimin e të dyshuarit A.H., për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Me rastin e bastisjes janë sekuestruar:

–                      Një (1) pistoletë TT – M57;

–                      Gjashtëdhjetë e një (61) fishekë të kalibrit 7.62 mm;

–                      Tre (3) karikator dhe

–                      Një (1) çantë brezi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të një sharre motorike për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Ferizaj-Dega Shtërpc, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve N.G., dhe M.G.,  dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                  ////////////////////

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

//////////

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.B., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.

 Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

////////

 Bastisje:

////////////

 Sekuestrimet e përkohshme:

/////////////

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur 3 aktakuza. Një aktakuzë ndaj të pandehurit A.M., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, një aktakuzë ndaj të pandehurve R.G., dhe L.G., në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” dhe një aktakuzë ndaj të pandehurit F.J., në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Ndërkaq, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 33 aktakuza. Aktakuzat e ngritura nga ky departament ndaj të pandehurave janë si në vijim: M.P neni 374; F.S neni 187; K.S            neni 333; SH.B 321; N.SH neni 321; S.S neni 321; I.R neni 378;  B.I,H.A,A.SH neni 414; SH.I,F.I neni 332;  J.M, S.S, F.S, F.S, XH.S neni 189; Z.R neni 333; A.B neni 333;  F.S neni 185;  I.J neni 186; E.D neni 342; S.V neni 140;  S.J neni 378; K.H neni 392; E.E neni 275; I.F, M.F, F.H, A.H nenet  323,390; S.H neni 314; K.B, B.G neni 188; B.B, L.B, Z.P neni 325; B.T neni 335; S.S neni 325; N.G neni 333; A.B neni 275; A.M, E.A neni   181; H.A 321; A.F neni 188; E.A neni 185; J.H neni 181; A.I neni 188 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 Informatat tjera:

///////////

 Raste tjera me interes për publikun:      

///////////

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet A.H., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28  të KPRK-së.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit A.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë nga neni 173 parag.1 nënparag.1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK-së si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag.1 të KPRK-së

 Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

//////////

 Bastisje:

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje,  është kryer bastisje lidhur me ndalimin e të dyshuarit A.H., për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. Bastisja është kryer në shtëpinë e tij në Prizren.

 Sekuestrimet e përkohshme:

Me rastin e bastisjes janë sekuestruar:

–                      Një (1) pistoletë TT – M57;

–                      Gjashtëdhjetë e një (61) fishekë të kalibrit 7.62 mm;

–                      Tre (3) karikator dhe

–                      Një (1) çantë brezi.

 Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza, për dhjetë (10) persona për këto vepra penale: “Vjedhje e shërbimeve komunale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë për dy (2) persona, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 273 paragraf 1 të KPRK-së si dhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275  paragrafi 1 të KP-së.

 Informatat tjera:

///////////////

 Raste tjera me interes për publikun:      

////////////

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit

Në Prokurorinë Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy persona,  njëri për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, kurse tjetri, në Klinë për veprën penale “ “Lëndim i lehtë trupor”.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimi. Departamentin për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, L.R., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërkaq, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, D.G, për shkak të veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

 Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

//////////

 Bastisjet:

////////////

 Sekuestrimet e përkohshme:

//////////

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 18 aktakuza në Departamentin e Përgjithshëm, kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzë për veprën penale nga neni 403
2. Aktakuzë për veprën penale nga neni 184
3.Aktakuzë për veprën penale nga neni 403
4. Aktakuzë për veprën penale nga neni 321
5. Aktakuzë për veprën penale nga neni 314
6. Aktakuzë për veprën penale nga neni 186
7. Aktakuzë për veprën penale nga neni 320
8. Aktakuzë për veprën penale nga neni 320
9. Aktakuzë për veprën penale nga neni 332
10. Aktakuzë për veprën penale nga neni 321
11. Aktakuzë për veprën penale nga neni 366
12. Aktakuzë për veprën penale nga neni188
13. Aktakuzë për veprën penale nga neni 320
14. Aktakuzë për veprën penale nga neni 185
15. Aktakuzë për veprën penale nga neni 273
16. Aktakuzë për veprën penale nga neni 403
17. Aktakuzë për veprën penale nga neni 903
18. Aktakuzë për veprën penale nga neni 403

 Informatat tjera:

//////////

 Raste tjera me interes për publikun:

/////////

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

//////////

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

//////////

 Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

///////////

 Bastisjet:

/////////

 Sekuestrimet e përkohshme:

/////////////

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur 6 (aktakuza), kundër 6 (gjashtë) personave për veprat penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë, Vjedhje, Lëndim i lehtë trupor, Dhunë në familje dhe 2 (dy) raste për Kontrabandim të mallrave.

 Informatat tjera:

//////////

 Raste tjera me interes për publikun:

/////////

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “ Dhunë në Familje” nga neni 248.

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 2 personave për veprën penale “ lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186nparagrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

 Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

///////////

 Bastisjet:

/////////

 Sekuestrimet e përkohshme:

/////////////

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur 1  aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”, nga neni 366 paragraf 2 lidhur me paragraf 1 të KPRK-së.

Po ashtu, edhe Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “ Mashtrimi”, nga neni 335 paragrafi 1 të KPRK-së.

 Informatat tjera:

///////////

 Raste tjera me interes për publikun:

/////////////

     7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar 1 person për veprën penale “grabitja” .

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

//////////

 Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

///////////

 Bastisjet – të ceken  të dhënat si në vijim:

////////////

 Sekuestrimet e përkohshme –  të ceken të dhënat si në vijim:

////////////

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për këto vepra penale:

6 aktakuza kundër 6 personave për veprën penale nga neni 314

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale nga neni 495

1 aktakuzë kundër 3 personave për veprën penale nga neni 185

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale nga neni 334

2 aktakuza kundër 1 personi për veprën penale nga neni 134

 Informatat tjera:

///////////

 Raste tjera me interes për publikun:

////////////

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

/////////

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

//////////

 Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

////////

 Bastisjet – të ceken  të dhënat si në vijim:

////////

 Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të një sharre motorike për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 Aktakuzat:

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka ngritur një aktakuzë kundër N.Ç., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 Informatat tjera:

Gjykata Themelore në Ferizaj-Dega Shtërpc, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve N.G., dhe M.G.,  dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat