Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë grevën - Bota Sot
Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë grevën

Kosova

Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë grevën

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës ka marrë vendim që ta pezullojë grevën e paralajmëruar për datat 27 dhe 28 maj.

Ky vendim erdhi pas takimit të tyre me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Pas takimit me Ministrin Pal Lekaj ku Këshilli Grevist i shfaqi pakënaqësitë rreth mospërmbushjeve të obligimeve sipas afateve që burojnë nga MoU (Memorandum Mirëkuptimi), sqarimit rreth procesit dhe mungesës së informimit për SINKON si dhe rikonfirmimit nga ana e tij  se ju qëndron dhe do t’i respektojë në përgjithësi të gjitha obligimet e marra, SINKON e pezullon grevën e shpallur për datat 27-28 Maj 2019”.

Në njoftim thuhet që ky vendim ka ardhur pasi Lekaj ka konfirmuar se Ministria e Infrastrukturës do t’i përmbushë obligimet e premtuara.

“Vendimin për pezullimin e grevës së paralajmëruar, SINKON e ndërmori pas sqarimit të munguar gjer më tani dhe rikonfirmimit të zotimit nga ana e ministrit se do t’i përmbushë të gjitha obligimet që burojnë nga MoU e nënshkruar në muajin shkurt 2019, në mes të Ministrit të MIT dhe SINKON-it”.

Më tej, ata kanë thënë se në fund të muajit shtator do të analizojnë nëse po implementohet marrëveshja.

“SINKON do t’i vështrojë nga afër të gjitha veprimet rreth përmbushjes së obligimeve sipas afateve të mbetura dhe që burojnë nga MoU e lidhur mes palëve të nënshkruara. SINKON do t’i bëjë një vlerësim këtij procesi në fund të muajit shtator për të parë progresin e arritur në implementimin e marrëveshjes varësisht prej progresit do t’i kanalizojë veprimet e saj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...