Matoshi priti në takim përfaqësuesit e UN-HABITAT në Kosovë, diskutuan për planifikim hapësinor - Bota Sot
Matoshi priti në takim përfaqësuesit e UN-HABITAT në Kosovë, diskutuan për planifikim hapësinor

Kosova

Matoshi priti në takim përfaqësuesit e UN-HABITAT në Kosovë, diskutuan për planifikim hapësinor

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:46
Pamje nga takimi

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim drejtoren e UN-HABITAT në Kosovë, Gwendoline Mennetrier , me të cilën  kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dhe përkrahjen që UN-HABITAT-i po i jep komunave të Republikës së Kosovës, në fushën e planifikimit hapësinor.

Në takim Ministi Matoshi ka falënderuar UN-HABITAT-in për përkrahjen që po i japin komunave veriore në fuqizimin e tyre në fushën e planifikimit, hartimin e planeve zhvillimore komunale, hartave zonale etj.

Matoshi ka folur edhe për banimin social dhe sfidat që po paraqiten në këtë fushë, dhe për këtë kërkoj përkrahje nga UN-HABITAT-i.

Nga ana tjetër, drejtorja e UN-HABITAT në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, falënderoi ministrin Matoshi për bashkëpunimin dhe prezantoi angazhimet e tyre në përkrahje të MMPH-së dhe komunave të Kosovës, me theks të veçantë të komunave veriore përmes “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...