Njëra nga gratë e dhunuara në luftën e fundit, tha se për t’i shpëtuar këtij tmerri kërceu nga kamioni se bashku me disa gra të tjera, e më pas, ecën këmbë deri tek një shtëpi, ku i strehoi një grua.
“Pas tri dite i kena dëgjuar duke thënë, po i çojm se po i lyp Arkani do ma te mira. Njëra prej familjareve të mia, rrugës na i kanë zgjidh duart. Kemi kërcyer nga kamioni. Tri prej familjareve kanë mbetur aty, kanë thënë se frikësohen më kërcyer. Jemi shkuar në fshat, tek një shtëpi, aty nuk na pranuan nga frika. Mandej kemi ecur malit, kemi mbërri në Kçiq, aty na ka marrë një grua, na ka fut në ahurin e lopëve, e na ka dhënë rroba e jemi pastruar. Aty na ka mjekuar doktor Shukri Gërxhaliu”
Për tri gratë që kanë mbetur në kamion, ajo nuk di gjë për fatin e tyre. Për tri gratë që mbeten në kamion, nuk e di a janë gjallë a kanë vdekur.” – tha ajo e emocionuar në Frontal.