Bardha Qirezi: Qeveria të investojë në arsimin e hershëm - Bota Sot
Bardha Qirezi: Qeveria të investojë në arsimin e hershëm

Kosova

Bardha Qirezi: Qeveria të investojë në arsimin e hershëm

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:27
Bardha Qirezi

Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi, ka folur rreth sfidave të ekonomisë dhe arsimit me të cilat po përballet sot rinia.

Qirezi në Info Magazine, tha se Qeveria nuk duhet investuar në krijimin e universiteteve publike pasi çelësi i suksesit nis nga cilësia në arsimimin e hershëm.

”Ka çështje bazike ku duhet të punohet me edukatorë. Çka po kërkojmë është të mos filozofojmë shumë me këto strategji”.

”Ne duhet të dimë ku është angazhimi i nxënësve, por edhe ku është angazhimi i prindërve. Duhet të kemi indikatorë të saktë se çfarë kanë bërë këshillat e nxënësve, apo të prindërve”.

”Duhet të shohim se sa janë angazhuar shkollat në krijimin e një ambienti bashkëpunues kreativ”.

”Në një anë kemi mungesë të çerdheve në tërë Kosovën e në anën tjetër kemi shkolla me shumë pak nxënës”.

”Qeveria nuk duhet të investojë në krijimin e universiteteve publike. Ne duhet të investojmë në arsimin e hershëm”.

”Përderisa ne nuk ofrojmë edukim cilësor në ciklin e parashkollorëve apo shkollës së mesme, në Universitet nuk mund të kesh rezultate të mira”.

”Është e papranueshme nëse një shkollë nuk respekton ligjet. Problemet e tjera sfidë e të rinjve janë transporti, sepse nuk siguron 24 orë transport publik që iu mundëson të rinjve qarkullimin në distanca psh. Nga Prizreni në Gjilan e në Prishtinë”.

”Ti ndërton autostrada milionëshe, e nuk je në gjendje t’ja krijosh rinisë kosovare një transport me kalu një ore e dy pas orës 20:00”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...